S’ndalen hajnat, e vjedhin edhe një veturë luksoze
Veturat luksoze janë bërë cak i hajnave ditëve të fundit në Kosovë.
Një tjetër veturë është raportuar e vjedhur ditën e sotme, kësaj radhe në Ferizaj.
Qytetarët kanë lajmëruar në rrjetet sociale se një veturë është vjedhur në Ferizaj, nga ku kanë bërë thirrje të lajmërojnë ata që e shohin.
Ndërkohë, pak orë më herët, një qytetar është ankuar në grupin “Network Prishtina”, se iu është vjedhur vetura me targat 01-145-NP, në oborrin e shtëpisë.
Ai ka bërë të ditur se hajnat kanë hyrë në shtëpi dhe kanë vjedhur çelësat e veturës.
Raste të tilla janë raportuar edhe gjatë ditës së djeshme.