Smakiqi: Pozita e deputetit nuk duhet të shihet si vend pune
Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s Socialdemokrate Xhevdet Smakiqi, ka shkruar se pozita e deputetit nuk duhet të shihet thjeshtë vend pune e avancim karriere personale.
Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se i votuam me vite dhe ju dhamë shansin te tjerëve, me motiv të luftës për liri, por shpesh dhe prejardhjes se tyre.
Duke u ndeshur me dështime deri në zbrazjen e Kosovës, e kuptuam se vendimmarrja politike nuk duhet lënë ne duart e PLANGPRISHËSVE qe paranë publike e padorin për kënaqësitë e tyre te pa vlera dhe për ata vet.
Postim i tij i plotë në facebook:
Te nderuar mocanikët e mi te lindur me 1976!
Unë dhe ju kemi mësuar nga klasa e VII fillore deri vitin IV te shkolles se mesme nën eren e gazit lotësjelles te policisë jugosllave, por dhe çepëve në çanta qe te mbrohemi nga gazi helmues i policisë serbe.
Ju dhe unë kemi filluar studimet dhe mbaruar në Fakultete në podrumet e lagjes Velani në Prishtinë, nën tytat e atomatikëve te policisë kriminale serbe.
Ju dhe unë kemi kaluar sikurse populli jonë sakrificen e shumëfishtë,te varfërisë,guximit,frikes,dhimbjes por dhe krenarisë.
Kur takohemi me ju në rrugë, qytet apo kudo,mendja dhe kujtesa e asaj sakrifice na pushton ata pak minuta qe rrimë.
Ju sot shumica sikurse unë jemi prindër, besa dhe femijet na janë rritur, por sikurse dhe gjeneratat tjera me te ri dhe me te vjeter ndjejmë një pasiguri te jetuarit në Kosovën Shtet.
Pozitat politike si mocanikë, nuk i kemi lakmuar, shumicen qe ju kam miq jeni ne detyra profesionale, bizenese private por dhe puntor te rendomtë.
Unë sikurse ju i votuam me vite dhe ju dham shansen te tjerëve, me motiv te luftes per liri, por shpesh dhe prejardhjes se tyre dhe servilëve te shefave.
Duke u ndeshur me dështime deri në zbrazjen e Kosovës, e kuptuam se vendimarrja politike nuk duhet lënë ne duart e PLANGPRISHËSVE qe paranë publike e pëdorin për knaqësitë e tyre te pa vlera dhe per ata vet.
Pozita e deputetit as per mua as per askend ne garë nuk duhet te jetë thjeshtë vend pune e avancim karriere personale.
Pozita e deputetit është përgjegjësi detyre e shejtë, qe me dijen dhe vendosmerinë, te mos lejoj asnjë ministër as te partise se tij te shkel ligjin, e te demtoj Kosoven.
Unë nuk i kam hyrë gares për vend pune ne Kuvend si Deputet i NISMA, por jam motivuar nga lidershipi i kandidatit per Kryeminister #FatmirLIMAJ dhe programi i Koalcionit #NISMAAKRPD qe ta kthejmë sigurinë e te jetuarit ne Kosovë.
Ne te urtit e te drejtit qe jemi këmbngulës nuk do te lejojmë me tutje te udhëheqin me Kosoven, ata qe me joshje momentale,shantazhe e kercenime e vjedhin voten tuaj.
Andaj ju MOCANIKET e mi te lindur me 1976 qe njihemi e qe nuk njihemi me 6 Tetor 2019 me gjeni në listen zgjedhore te:
#NISMAAKRPDNR122FatmirLIMAJ1dhemuaXhevdetSMAKIQI110 mund te me jepni shansin te mbrojë, ngritë adresoj por dhe zgjidh problemet tuaja qe janë te Shtetit te Kosoves.