Smakiqi: Mos e shitni votën, viza e ikjes nga Kosova kushton 5 mijë euro
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi ka këkruar nga qytetarët e Kosovës që në zgjedhjet e 6 tetorit të mos e shesin votën.
Smakiqi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shpjeguar edhe arsyet se përsë nuk duhet të shitet vota duke thënë se kjo e fundit më 6 tetor ka fuqinë që arrogantin në qeveri ta ndëshkojë, i dobëti para shtetit të forcohet e çështje të tjera, përcjell FaktePlus.
Postimi i tij i plotë:
Mos e shit voten,viza e ikjes nga Kosova te kushton se paku 5000€!
Vota juaj me 6 Tetor 2019 e ka fuqinë qe:
▪︎Arrogantin në qeveri ta ndëshkojë
▪︎Idividin e fortë ta lig para shtetit
▪︎Analfabetin ta dërgoj ku e ka vendin
▪︎I pasuri i paligjeshem ti dorëzohet ligjit
▪︎I dobëti para shtetit te forcohet
▪︎Puntorit ti rritet paga minimale 250€
▪︎Lehonat e pa puna te kompensohen
▪︎Bujku te paguaj deri 50% me lirë naften,faren e pasijet motorrike
▪︎Studentit, nxenesit te kenë arsim cilësor, bursa me te larta nga shteti
▪︎Sigurimi shëndetësor ti mbuloj shpenzimet e sherimit për te gjithë qytetaret pa dallime sociale
▪︎Askush te mos guxoi te godas një grua apo kushtezoj seksualisht per nje vend pune
▪︎Dhuna ne familje dhe ndaj femijeve te marrë fund me masa te ashpra ligjore
▪︎Siguria fizike, e prones private e publike te rritet, funksionalizimi i Policise se Lagjes 24h siguri shtetërore.
Voto:
#NISMAAKRPDNR122
#FatmirLIMAJKryeminister1
#XhevdetSMAKIQI110/FaktePlus/