Smakiqi: Me Limajn kryeministër qytetarët janë të sigurtë përballë Serbisë në dialog
Kandidati për deputet nga ardhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi ka thënë se Nisma ëshët zgjidhja e problemeve të Kosovës.
Gjatë hapjes së fushatës në Skenderaj, Smakiqi iu është drejtuar qytetarëve, duke u thënë se duke e votuar Nismën më 6 tetor nuk e shesin besimin, dinjitetin e të ardhmen duke thënë se qytetarët janë shteti dhe Kosova, përcjell FaktePlus.
Duke folur para qytetarëve , Smakiqi ka thënë se më 6 tetor e siguroni ndryshimin, fitoren tuaj, fitoren e shtetit.
Ai ak thënë se me Fatmir Limajn kryeministër jeni të sigurtë përballë Serbisë në dialog.
Fjalimi i tij i plotë:
I nderuar Kandidatë, për Kryeminister te Kosovës Fatmir LIMAJ
Mirë se erdhe në zemren e lirisë siç ju e quani Skenderajin.
I nderuar Kryetar i Keshillit Kombëtar Prof.Doc.Jakup Krasniqi, mire se erdhet ne vendlijen tuaj Drenicen e Adem Jasharit.
Te nderuar anetar te Kryesise Qendrore te NISMA
Te nderuar kandidate per deputet,
Te nderuar
Simpatizantë, anëtarë te Këshllit Kombatar te Deges, anëtarë te Kryesisë, Nenkryetare znj.Merita Dervishi, Nenkryetare znj.Adelina Gjinovci, Sekretar ztr.Afrim Kabashi , Sekretare Aeminstrative znj.Shpresa Loehi dhe Kryetar Shekip Fazliu,
Zonja dhe zotrinje,
Para se me i than disa fjale për programin tonë si koalicion NISMA AKR PD, dua të ndaj me ju disa momente të përvojes time me Kryetarin LIMAJ.
Ishte po ky ztr.Limaj i cili mua ma rrëmbeu zemren dhe me brymosi me motiv qe të merrem me politikë por te mençur e te urtë e këmbëngulëse.
Kur me emëroj mua Keshilltar Ligjor në Ministrinë e Transportit 8 Janar 2008, pas nja 3 ose 4 dite i thash dua me ma aprovuar nje kërkesë tha fole Xhevd, thash Asfaltimin e Rruges Likofc, Obri Murgë, qeshi tha jo veç Obrine por krejt Drenicen do ta nxjerrim nga Balta, dhe ky udhëhqes i jonë i’a doli.
Isha prezentë një herë tjetër kur Ahmet Shala, ish Minister i Financave, i tha ztr.LIMAJ s’ka buxhet per rruget e fshatrave, ky por Fatmir Limaj ju pergiigjë ka edhe fortë bile dhe u rregullua kerkesa jetike per banoret e mbi 1000 fshatrave te Kosoves.
Janë vetem këto nga disa prej shumë punëve te mëdha qe Kryetarin Tonë Ztr.Fatmir Limaj e dallojnë prej te tjerëve.
Sot te nderuar anetarë te NISMA, Ne jemi ndryshimi ja pse?
Ne jemi Bashkenpershtetin
Ata Bashkeper Kuleten
Ne Bashkpershtetin
Ata Bashkeper Dreqin
Ne Bashke për puntorin
Ata Bashke për veten
Ne jemi bashke për pagen minimale mbi 250 euro..
Ata jane bahshkë për shklejen e te varfërve
Ne Bashke për pensionsitin
Ata Bashke për veten e tyre
Ne Bashkë për shtesat e femijëve
Ata Bashkë për veten e tyre
Ne Bashkë per rritjen e kombit
Ata Bashkë per ikjen e te rinjeve
Ne Bashkë për drejtesinë
Ata Bashkë për pa drejtsinë
Ne Bashkë me bindjen tuaj
Ata Bashkë për joshjen tuaj
Ne Bashkë për besimin tuaj
Ata Bashkë për mashtrimin tuaj
Ne jemi Bashkë për mendimin e veprimin
Ata jane Bashkë për zhurmën e dështimin
Ne nuk jemi thjeshtë siç kanë merak te ju thojnë zeri i juaj se fundja zeri ban vetem zhurem, por ne NISMA jemi zgjidhja e problemeve te Kosovës dhe ju qytetare te dashur.
Andaj me 06 Tetor 2019 ju nuk e shitni besimin dinjitetin e te ardhmen tuaj ju jeni Shteti, ju jeni Kosova ju vendosni te lirë e me bindjen tuaj.
Ju me 6 Tetor 2019 e siguroni ndryshimin fitoren e tuaj fitoren e Kosoves, Fitoren e Shtetit me Kryeministër Fatmir Limaj i deshmuar i pa lodhur i gateshem dje,sot dhe neser.
Me Fatmir LIMAJ ju jeni te sigurt perballë Serbise në Dialog, te sigurt në sundim te ligjit, zhvillimit ekonomik e punësimit te rinisë tonë.
110 herë ju besoi
110 herë besoniNISMAs
110 herë ju kemi obligim
110herë ju falenderojmë
Urime !
Ju faleminderit/FaktePlus/