Smakiqi kërkon votën e qytetarëve, u thotë se do të jetë zgjidhja e problemeve
Kandidati për deputet i koalicionit Nisma Socialdemokrate e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, Xhevdet Smakiqi, teksa ka kërkuar votën nga qytetarët e Kosovës, u ka thënë atyre se nuk do të jetë thjeshtë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, por edhe zgjidhja e problemeve të tyre.
“Unë nuk do të jem thjesht zëri juaj, sepse zëri bën vetëm zhurmë, por do të jem zgjidhja e problemeve tuaja në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Smakiqi.
Ai u ka kërkuar votuesve që të mos e shesin votën, e as ta lëshojnë Kosovën, por të votojnë për ndryshime.
“Mos e shit votën, sepse viza të kushton dhjetë fish më shtrenjtë, mos e lësho Kosovën. Bashkë për Shtetin, voto numrin 122, Nisma-AKR-PD dhe mua Xhevdet Smakiqi me numër 110”, është shprehur ai. /FaktePlus
Suksese Xhevdet Ismet Smakiqi ne kemi besim ne fitoren tuaj …
Gepostet von Abri e Poshtëme am Samstag, 28. September 2019