Smakiqi: Është jetike që qytetarët të mos dështojnë në përzgjedhjen e kryeministrit
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi ka thënë se të gjithë kryeministrat deri më tani e kanë drejtuar keq Kosovën.
Duke, iu drejtuar qytetarëve, Smakiqi ka shkruar se është jetike që këta të fundit të mos dështojnë në përzgjedhjen e tyre, përcjell FaktePlus.
Postimi i tij i plotë:
Drejtimi i Shtetit!
Kompentencat e Kryeministrit të shtetit, visa vi sikur i ngjajnë detyrave te shoferit te Autobusit.
Pra Shoferi ka (Vollanin) Timonin, ka gazin, kontrollin e shpejësisë,por duhet me kujdes, shkathtësi,e suksese ti dërgoj në vendin ku pasagjeret e kanë vullnetin e deshiren e tyre por dhe i kanë besuar shoferit drejtimin e Autobusit.
Pra Kryeministri te themi është Shoferi i Autobusit, pasagjeret janë populli, kurse Autobusi është Kosova si Shtet.
Tash te nderuar votues disa pytje për drejtimin e shtetit;
Ish Kryeministrat a e drejtuan keq Kosoven këto se paku 10 vite?pasagjeret pra ju qytetarët/ populli a jeni te pa knaqur, deri në ikjen masive prej Autobusit pra prej Kosoves?
Ish Kryeministrat a dështuan bile dhe e aksidentuan Kosoven?,duke mos e dërguar në destinacionin e saj, cenimin serioz te raporteve me SHBA,UK e Perendimin, dështimi në liberalizimin e vizave, integrimin në BE,anëtaresimin në OKB etj?
Ish Kryeministrat a dështuan ta mbajnë shpejtësinë optimale te levizjes se Kosoves në drejtimin qe e kan paguar e kërkuar pasgjeret, pra qytetaret tonë?
Te dashur votues,
Ju me 6 Tetor 2019, vendosni por duke qenë te lirë me bindje ta CAKTONI ju vet me voten tuaj Kryeministrin (Shoferin) e Kosoves.
Është jetike për ju qe mos te dështoni në përzgjedhjen tuaj, sepse pra do ti nënshtroheni mos arritjes në distenacionin tuaj,do te keni marramendje në Autobus, do te detyroheni prap te ikni nga (Kosova).
Pra VAZHDIMI i te njejtëve shkakton dhimbjet e njejta.
NDRYSHIMI sjell sherim te kokëdhimbjeve tuaja prej me shumë se 10 vite pas pavarësisë.
Përcaktohuni për NDRYSHIM votoni
Koalicionin #NISMA #AKR & #PD #NR122
#FatmirLIMAJ1Kryeminister
#XhevdetSMAKIQI110/FaktePlus/