Sllovenia s’i lejon kosovarët të kalojnë as transit për të shkuar në Zvicër
Autoritetet sllovene mbrëmë ka kthyer mbrapa një autobus me udhëtarë nga Kosova, të cilët ishin nisur për në Zvicër.
Rreth 35 qytetarë nga Kosova nuk janë lejuar të hynë në Slloveni, edhe pse kishin viza turistike.
Gazeta Evropa mëson se Sllovenia ka lejuar të udhëtojnë nëpër territorin e saj vetëm ata udhëtarë të cilët kishin leje qëndrimi në Zvicër.
Në lidhje me këtë rast, ka shkruar edhe një qytetar, që duket se është nga Gjakova.