Skënder Muja zë vendin e parë në ekspozitën çmimi “Kadri Kadriu”
Në Mitrovicë është hapur edicioni i shtatë i ekspozitës mbarëkombëtare Çmimi “Kadri Kadriu, kjo u organizua nga Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë dhe Shoqata e Artistëve Figurativ të Mitrovicës.
Ekspozitën e shpalli të hapur Shyqyri Çeliku, kryetar i SHAF të Mitrovicës, ndërsa drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka përshëndetur të gjithë artistët të cilët e nderuan këtë ekspozitë e cila mbanë emrin e piktorit më të shquar të qytetit.
“Ky është edicioni i shtatë i ekspozitës mbarëkombëtare Çmimi “Kadri Kadriu” ku po ekspozohen punime shumë të bukura në një frymë moderne dhe po marrin pjesë autorë nga të gjitha trevat shqiptare”, ka thënë drejtori Peci.
Ai më tutje ka shtuar se për vitin e ardhshëm pritet që te ketë investime edhe në Galerinë e qytetit.
Juria profesionale, pas vlerësimit të të gjitha punimeve të arritura, vendin e parë ia ndau piktorit, Skender Muja, për punimin “Iluzioni”. Vendin e dytë e ndanë Gani Sadiku dhe Aneta Hasani, ndërsa çmimi i tretë iu dha Kushtrim Istrefit për veprën “Portret artisti”. /FaktePlus