Skender Hyseni nga Washingtoni: LDK nuk do të lejojë të prishet partneriteti me SHBA-të
Me tu bërë e ditur se zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me ambasadorin Grenell, Skender Hyseni ka treguar se çka u bisedua në shtëpinë e bardhë.
Hyseni përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se me ambasadorin Grenell ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhje rajon.
Ai më tej ka thënë se Amerika është aleat i pa lëkundshëm i Kosovës dhe popullit të saj, dhe se Grenell dhe Shtëpia e Bardhë, është i interesuar që të dërgoj dialogun Kosovë – Serbi, përpara në mënyrë që të ketë me njohje të ndërsjelltë.
Madje Skender Hyseni ka thënë se Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, dhe nuk mund të punojë në të mirë të qytetarëve të Kosovës, kur qeveria punon kundër interesave të tyre.
Ky është postimi i plotë i Skender Hysenit:
Sot pata një takim të gjatë me Ambasadorin Richard Grenell në Shtëpine e Bardhë në Ëashington
Me autorizimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sot, në cilësinë e anëtarit të Kryesisë dhe Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LDK-së, u prita në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington nga i Dërguari i Posaçem i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell.
Gjatë një takmi të gjatë dhe shterrues, bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon.
I përkushtuar fuqishëm për të çuar Kosovën dhe rajonin përpara drejt një zhvillimi dinamik ekonomik, Shtëpia e Bardhë dhe Ambasadori Grenell kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, që t’i hpaet rrugë dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet dhe do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.
Amerika është aleat i palëkundshëm i Kosovës dhe popullit të saj dhe mbetet fuqishem e përkushtuar ndaj interesave jetike të saj.
Por, Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatsisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, ishte mesazhi i Ambasadorit Grenell, duke shtuar se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj.
E sigurova Ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme.
LDK kurre nuk do te lejojë qe ky partneritet të prishet.
LDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur që të koordinohet dhe harmonizohet ngushtë me SHBA-të në çdo fushë.
LDK pajtohet dhe mbron qendrimin që tarifa të hiqet menjëhere dhe pa kushte, ashtu siq kërkohet nga Presidenti Trump.
Partneriteti me Amerikën nuk ka alternative.
Skender Hyseni