Skandaloze: IuteCredit e Monego zbatuan norma mbi 2000%
Dy institucioneve financiare, Monego e IuteCredit, iu hoq licenca për operim nga Banka Qendrore e Kosovës.
Kjo si rezultat i shumë shkeljeve të identifikuara.
Sokol Havolli, zëvendësguvernator i BQK-së, ka treguar në një intervistë për Gazetën inFokus, se në fakt, këto institucione, ka pasur raste kur norma e interesit ka shkuar edhe mbi 2000%.
“Kemi vërejt që ka shkelje edhe të natyrave tjera por ka edhe devijim shumë të madh nga plani i biznesit, norma më e lartë e identifikuar ishte 1987%, por mund të ketë edhe më të lartë. Norma më pasi ne nuk e ekzaminojmë secilën lëndë, fillimisht kur po flasim për ekzaminimin e parë kemi vërejte devijime substanciale, ka keqinformim të klientëve është thënë tjetër, e në realitet normë tjetër, ka pas aplikim të interesit, ndëshkimeve, kamatëvonesat edhe në principal edhe në interes edhe tarifat e njoftimeve, këto institucione kanë apliku tarifa jashtëzakonisht të larta”, ka thënë Havolli./FaktePlus