Skandal në Angli, dyshohet se u fshehën krimet e luftës
Qeveria dhe ushtria britanike po akuzohen se kanë fshehur krime të luftës që përfshijnë vrasje e tortura ndaj fëmijëve e civilëve në Afganistan e Irak
Akuzat erdhën pas një hetimi nga 11 detektivë dhe punës së dy mediumeve, BBC Panorama dhe Sunday Times.
Detektivët e një ekipi irakian që i heton këto çështje, në një deklaratë thanë që kanë gjetur prova që vërtetojnë se disa ushtarë britanikë duhet të ndiqeshin penalisht. Po ashtu ata bënë të ditur se zyrtarë qeveritarë e oficerë të lartë janë të përfshirë në krime e mbulime të tyre.
Ata po ashtu thanë se u parandaluan që t’i ndiqnin penalisht të dyshuarit për krime të rënda.
Por këto akuza po demantohen nga Ministria e Mbrojtjes atje, shkruan DailyMail, përcjell FaktePlus.