S’ka teste të dielën: IKSHPK ia bën vetës pushim, qytetarët kthehen nga QKUK të zhgënjyer
Tendat e vendosura tash e nëntë muaj të cilat kanë kryer funksionin e dhomave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, atë të testimeve për personat që kishin simptoma të virusit Covid-19, ditëve të fundit po e neglizhojnë punën e tyre.
Në kulminacionin e pandemisë në Kosovë, ku vetëm dje janë lajmëruar 855 raste pozitive, një improvizim në hapsirën e QKUK-së që duhej ta kryente testimin e qytetarëve, tashmë vetëm po i kthen mbrapsht.
Qytetarët e zhgënjyer janë ankuar në redaksinë e FaktePlus, duke thënë se është një numër I madh i qytetarëve të cilët dyshojnë se kanë simptoma dhe duan të marrin rezultatet nuk po mundin t’i kryejnë ato në ditën e diel
“Të dielën nuk po kryejnë testet e koronavirusit dhe këtë e kishin future në praktikë tash e ca javë, por më e keqja nuk po ofrojnë as arsyjen më të vogël se pse po ndodh kjo”, është shprehur një qytetar.
Arsyetimi i personave përgjegjës ishte se të dielën nuk bëhen teste sepse ekipi për testim i IKSHPK-së nuk ka ardhur dhe për këtë arsyje të gjithë qytetarët që janë prezenet duhej të kthehën prej nga kanë ardhur./FaktePlus/