S’ka pushim për KQZ-në, rinumërimi i votave vazhdon edhe në fundjavë
E që gjithë ky proces të përfundoj më shpejt, verifikuesit e KQZ-së nuk po ndalen as gjatë ditëve të vikendit.
Aktualisht janë 530 vendvotime të cilat do të rinumërohen pas vendimit të KQZ-së.
I gjithë procesi është duke u monitoruar nga organet e sigurisë, policia e prokuroria pas kërkesës së kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Ndërkaq, pa numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht.