Sivjet, vjeshta e zuri Vrajakun e Rahovecit me investime në rrjetin e TM-së
Sivjet, vjeshta e zuri Vrajakun e Rahovecit me investime në rrjetin e TM-së. Sot po energjizohet rrjeti i ri atje.
Largpërçuesi i cili furnizon konsumatorët e fshatrave Vrajak dhe Bratotin të Komunës së Rahovecit, e që më herët kalonte mes për mes fshatrave, nëpër zona malore e fushore, është dislokuar i tëri përskaj rrugës kryesore.
Rreth 4 km rrjet i tensionit të mesëm është dislokuar, duke bërë që tash e tutje, furnizimi me energji të jetë më stabil dhe kualitativ. Me këtë investim, do të zvogëlohet kohëzgjatja e ndërprerjeve në raste të avarisë dhe do të rritet shpejtësia e reagimit, pasiqë në të kaluarën çasja në këtë largpërçues ka qenë thuajse e pamundur me makineri.
Investimet të shumta janë realizuar edhe në fshatra tjerë të Rahovecit. Kështu, KEDS përmes intervenimeve në rrjet po mundëson ofrimin e shërbimeve më kualitative pë konsumatorët.