Situata e rrjetit nga terreni
Ekipet tona në terren janë duke vazhduar punimet në rregullimin e avarive të cilat u shkaktuan si pasojë e motit të ligë që kaploi vendin gjatë orëve të fundit.
Ekipet kanë lokalizuar secilën prej tyre dhe janë duke punuar në sanimin sa më të shpejtë dhe rikthimin e energjisë për lokalitetet e afektuar.
Situata vazhdon të jetë nën kontroll nga ekipet tona, të cilat falë mobilizimit të shpejt po mundësojnë që konsumatorët tanë të afektohen sa më pak me ndërprerje të energjisë elektrike.