Situata aktuale elektro-energjetike në vend
Aktualisht, në nivel vendi, furnizimi me energji elektrike është i qëndrueshëm, me përjashtim të një numri të vogël të lokaliteteve, ku tashmë edhe në ato zona kemi ekipet e terrenit të cilat po punojnë në sanimin sa më të shpejt të defekteve të paraqitura në rrjet.
Defekti i paraqitur në kabllon nëntokësore 10 kV, e cila furnizon lagjen Berishë-Nikadin në periferi të qendrës së Ferizajit është gjetur nga ekipet tona, të cilët tashmë janë në proces të sanimit të saj dhe shumë shpejt pritet të rikthehet furnizimi për konsumatorët e afektuar.
Edhe në Prizren, ekipet kanë lokalizuar defektin, ku një trafo e cila furnizon një pjesë të vogël të qendrës së qytetit është pa tension dhe e njëjta pritet të rregullohet në kohën më të shpejt të mundshme.
Gjatë ditës së sotme, do të realizohen edhe punime të planifikuara. Projekte investive dhe punime të domosdoshme për siguri të sistemit do të zhvillohen në: 📍Prizren, 📍Gjilan, 📍Prishtinë, 📍Fushë Kosovë, 📍Gjakovë, 📍Ferizaj.
Për t’u informuar me 📍lokacionin dhe 🕐kohëzgjatjen e punimeve, vizitoni uebfaqen ➡️ www.keds-energy.com që azhurnohet në baza të rregullta ditore me informata për këto punime.