Siriani zhurmën e predhave e kthen në lojë për vajzën e tij
Njerëzit që i kanë shpëtuar luftës disavjeçare në Siri padyshim se janë njerëzit me më fat por padyshim se kanë mbetur me frikë.
Frikë padyshim se kanë edhe fëmijët – por një video e një babai me vajzën e tij se si i menaxhojnë zhumrat e bombardimeve është video më e mirë që do shihni sot.
Abdullah Muhamed dhe vajza e tij Selva, katër vjeç, mund të shihen duke qeshur me zhurmën e predhave në këtë video të shpërndarë në mediat sociale.
Babai, i shpërngulur në provice Idlib, është përpjekur ta izolojë Selvën nga trauma duke i thënë asaj se zhurma është pjesë e një loje.