Sipas zëdhënësit të VV-së, Gjykata Kushtetuese ka bërë manipulim
Gjykatën Kushtetuese të Kosovës e ka quajtur doracak të Presidentit Hashim Thaçi.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se kjo gjykatë ka bërë manipulim dhe shkelje me aktgjykimin e saj për t’i dhënë të drejtë Presidentit Hashim Thaçi dhe dekretit të tij për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.
“Gjykata fillimisht u bë doracak për Presidentin, doracaku pastaj qëndrim që doli më 28 maj, e këtij qëndrimi ju përshtat edhe vendimi, sot. Prandaj ishte i nevojshem edhe manipulimi”, është shprehur Manxhuka.
Ai mes tjerash është shprehur se manipulimi e shkelja ishin të domosdoshme për aq kohë sa Gjykata ndiqte rrugën e Presidentit.
“Manipulimi e shkelja ishin të domosdoshme për aq kohë sa Gjykata ndiqte rrugën e Presidentit dhe jo anasjelltas”.