Sindikata e RTK-së dënon sulmin mbi gazetarin Altin Ahmeti
Sulmin fizik të ndodhur mbrëmë vonë mbi gazetarin e RTK-së, Altin Ahmeti e ka dënuar sindikata e këtij institucioni media.
“Sindikata e Pavarur e RTK-së dënon ashpër aktin e dhunës ndaj kryeredaktorit të ueb-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti i cili është sulmuar mbrëmë nga disa persona në një lokal të Prishtinës”.
“Sindikata kërkon nga organet e drejtësisë që të marrin të gjitha masat ligjore në mënyrë që kryesit e këtij akti të shëmtuar të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e kryetarit të kësaj sindikate, Fadil Hoxha.