Sindikata e Re e KEK-ut: Nuk lejojmë mbylljen e “Kosovës A”
Sindikatën e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, do ta përfaqësojë puntorët duke adresuar problemet e tyre edhe në Qeverinë e re të Kosovës.
“Të lumtur që ne Sindikata e Re e Kek-ut përfaqësojmë punëtorët më të dëshmuar në Republikën e Kosovës .Korporata Energjetike e Kosovës ndërmarrja publike me performancën më të mirë në vend. Falë djersës dhe angazhimit të gjithëve se bashku kemi këto rezultate dhe ndihemi shumë krenar.
Si Sindikatë në Vazhdimësi kemi ngritur zërin që KEK-u ballafaqohet me problemin e mungesës së punëtorëve si dhe moshën mesatare shumë të lartë. Vetëm në tri vitet e ardhshme do të pensionohen 957 punëtorë të KEK-ut, nga frika e presioneve politike dhe ndikimit nga jashtë janë neglizhuar kërkesat tona. Ne shumicën e kërkesave tona i kemi realizuar duke gjetur mirëkuptimin edhe të menaxhmenti i KEK-ut”, thuhet në adresimin e tyre.
Sindikata ka bërë të ditur se në asnjë formë nuk do të pranojnë të mbyllet “Kosova A” e cila ka rreth 1000 të punësuar.
“Por tani problemet tona do i adresojmë edhe te Qeveria e re e Republikës së Kosovës.
Shqetësimin për fatin e Termocentralit “Kosova A” të cilin nuk do të lejojmë në asnjë formë të mbyllet sikurse edhe kërkesat tjera që janë të drejta dhe të garantuara me ligj për klasën punëtore.
I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të merret seriozisht me këto shqetësime sepse “Kosova A” ka rreth 1000 të punësuar dhe shqetësimin e kemi adresuar që kur ka filluar të përmendet dekomisionimi i Kosovës A sepse kështu i kanë krijuar mundësinë një kompanie të re(Counter Globall) me një kontratë të dëmshme edhe për punëtorët e KEK-ut por edhe për qytetarët e Kosovës. Ju bëjmë me dije se ne Sindikata e Re KEK-ut do ti përdorim të gjitha format e lejuara sindikale deri në protesta dhe GREVA dhe nuk do lejojmë që të nëpërkëmbin punëtorët e KEK-ut, nuk do të tolerojmë në asnjë mënyrë mbylljen e Kosovës A”, thuhet në kërkesat e tyre.