Sindikata e punëtorëve të Trepçës tregon kur do ta ndërpresin grevën
Ditën e nesërme pritet të ndërpritet greva e minatorëve, të cilët kanë hyrë në grevë duke kërkuar rritjen e pagave dhe shkarkimin e Bordit e të menaxhmentit të “Trepçës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku.
“Pas takimeve që patëm me përfaqësues të MZhE-së me shumë gjasë do ta ndërpresim nesër grevën, vetëm më duhet të konsultohem dhe me një pjesë të minatorëve”, ka deklaruar Sadiku për gazetën “Epoka e re”.
Sadiku, po ashtu, ka bërë me dije se janë dakorduar që çështjet sociale të zgjidhen me ligj të veçantë. /FaktePlus