Sinan Vllasaliu po vjen vazhdimisht me këngë të reja të prezantuara gjatë programeve të festave të fundvitit.

Një nga këto këngë është edhe ajo me titullin ‘Çka me ba’.

Këngëtari i qëndron besnik stilit të tij të të kënduarit, ndërsa për këtë këngë ritmike kanë punuar Ghulo për tekstin dhe Nurteel për muzikën.

Kënga është pritur shumë mirë nga fansat e këngëtari dhe nga dëgjuesit e muzikës shqipe.