Simpozium për Adem Demaçin
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, sot në Zagreb mbahet simpoziumi kushtuar udhëheqësit e ideologut të shqiptarëve të Kosovës, Adem Demaçi, i cili i ka kaluar 28 vjet në burgjet jugosllave.
Simpoziumi “Adem Demaçi…“ simbol i rezistencës shqiptare dhe luftëtar për Kosovën e pavarur”, organizohet nga Shoqata Kroate e të Burgosurve Politikë, Klubi i Grave Shqiptare “Mbretëresha Teutë” në Kroaci, Qendra Dokumentare Informative dhe Klubi Kroat.
Në këtë simpozium do të paraqiten fotografi dhe dokumente të shkruara dhe kujtime e dëshmi të pjesëmarrësve, të cilët do të flasin se çfarë iu ka ndodhur vetëm për një fjalë të folur, për një shkrim, recitimit të një poezie, për përpjekjet për t’u bashkuar që t’i bëjnë rezistencë bashkësisë jugosllave.
Simpoziumi mbahet në sallën II Vjenac, Kaptol 29a, Zagreb, në ora 14.00, thuhet në njoftim.