Simiq: LDK dhe VV nuk e duan njëra tjetrën për koalicion
Anëtari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka folur rreth ngërçit të krijuar ndërmjet LDK’së dhe Vetëvendosjes për krijimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Simiq ka thënë se të gjitha palët kanë vendosur kushte politike, ndërkohë mes vete kanë raporte të ftohta dhe asnjëra prej partive nuk dëshiron arritjen e një koalicioni.
“Askush nuk dëshiron partneritet, koalicion apo marrëveshje” ka thënë Simic, raporton Kosovo Online.
Tutje, anëtari i “Srpskas” ka thënë se asnjëra palë nuk është duke bërë përpjekje të sinqerta për arritjen e nje marrëveshje.
Kujtojmë se Lista Serbe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar në krijimin e institucioneve të reja.
Krerët e kësaj partie kanë thënë se nuk do të jenë pengesë për krijimin e qeverisë./FaktePlus