Simeone kërkon falje: Gjesti im nuk kishte objektiv Juventusin
Diego Simeone festoi si një ultras, me një gjest të shëmtuar, golin e parë të të tijve ndaj Juventusit.
I intervistuar nga “Sky”, trajneri argjentinas shpjegoi gëzimin e tij pas golit të Gimenez, kur u drejtua nga tribuna e “Wanda Metropolitano” dhe bëri me duar nga organet gjenitale, duke dashur t’ia nxjerrë në pah dikujt ato.
“Thjesht, – thotë Simeone, – tregova çfarë ndjeva në atë moment. Në qoftë se dikush është ofenduar, kërkoj falje. Nuk ishte një gjest drejtuar tifozëve të Juves. Ndeshja më e mirë e Atletico Madridit? Edhe me Borussia Dortmund kemi luajtur shkëlqyeshëm”, tha Simeone.
“Kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm si Koke e Diego Costa. Edhe Saul është përmirësuar shumë. Ne kemi qenë në gjendje të luajmë një ndeshje inteligjente. U përballëm me një ekip të madh, me lojtarë të fortë dhe u përpoqëm të përfitojmë nga çdo situatë. Në fund morëm një rezultat të mirë”, theksoi Simeone.
“Ne e dimë, megjithatë, vështirësinë e të luajturit në Torino. Juventusi është një ekip i madh, një klub i madh. Në përbërje ka kampionë të mëdhenj, ne do të duhet të vuajmë në ndeshjen e kthimit”, u shpreh ai. /FaktePlus