Sigurohet miell për familjet në asistencë sociale të Komunës së Drenasit
Donatorë vullnetmirë, biznese e asambleistë, kanë siguruar 27,500 kilogramë miell, përkatësisht me nga 25 kilogramë për të gjitha familjet që janë me asistencë sociale të regjistruara në Qendrën për Punë Sociale në Komunën e Drenasit.
Shpërndarja e miellit për familjet me asistencë sociale do të filloj nesër duke filluar nga ora 10:00, fillimisht në shkollën e fshatit Tërstenik për familjet e fshatrave, pastaj do të vazhdohet në vendbanimet tjera.
Shpërndarja e miellit do të jetë nën mbikëqyrjen e Komisionit Komunal ne bashkëpunim me administratorët e vendbanimeve dhe Komision Komunal do t’i kontaktojë administratorët për orën e ndarjes së miellit për familjet në asistencë sociale.