Sigurimin e spitalit në Gjakovë e rrahin disa persona
Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë përmes një reagimi publik ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme është sulmuar fizikisht në vendin e punës një stafi i sigurimit te spitalit nga ana e disa qytetarëve.
Sipas njoftimit, personi i sulmuar ka pësuar lëndime trupore. Rasti në fjalë është njoftuar në polici.
“Me datën 12.07.2020, rreth orës 21.30, është fyer, ofenduar dhe është sulmuar fizikisht në vendin e punës një stafi i sigurimit te spitalit, nga ana e disa qytetarëve. Personi i sulmuara ka pësuar lëndime trupore. Rasti në fjalë është njoftuar në polici dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente. Menaxhmenti i Spitalit dënon ashpër sulmin duke uruar që raste si ky mos të përsëriten më asnjëherë. Si dhe mbështet punën e pa lodhshme të personelit që janë duke e kryer edhe përkundër sfidave tepër të mëdha në këtë kohë te Pandemisë”, thuhet në njoftim.