Si të veproni kur ju bllkohen veshët nga uji
Veshi është njëri nga organet më të ndjeshme të trupit të njeriut, andaj edhe bie pre e infeksioneve shumë lehtë.
Gjatë stinës së verës kur edhe sporti i notit është më aktual, edhe uji ka një rol negative në vesh. Infeksioni shfaqet brenda kanalit të veshit kur ka çarje të shtresës mbrojtëse që përbëhet nga dylli. Një gjë e tillë lehtëson futjen e baktereve, mykut apo viruseve nën lëkurë.
Në këto raste duhet të përdorni tapa veshi ose sigurohuni që të thani veshët duke e mbajtur kokën mënjanë deri sa uji të dalë nga veshi. Për një përtharje më të mirë përdorni edhe tharësen e flokut në distancë nga veshi. Mund të përdoni edhe pambuk të lyer me pak vaj ulliri në vend të tapave të veshit kur hyni në ujë për not.
Përdorimi afatgjatë i kufjeve, aparateve të dëgjimit, tapave e çdo sendi tjetër e dëmton lëkurën e veshit. Nëse përdorni aparat dëgjimi, atëherë duhet ta pastroni çdo mbrëmje.
Reagimet alergjike që mund të shfaqen në vesh ndodhin si pasojë e përdorimit të produkteve si llaku, shampo, vathë apo medikamente. Nëse ju kruhet veshi, atëherë konsultohuni me një mjek për të diagnostikuar problemin. Infeksioni në pjesën e jashtme të veshit mund të evitohet duke folur me mjekun i cili mund t’ju japë solucione me pika ose të ofrojë trajtime për pastrimin e veshit./FaktePlus