Si ta zbuloni se po ju gënjen partneri
Nëse për ndonjë person, qoftë edhe kur është fjala për partnerin tuaj, mikun apo anëtarin e familjes, dyshoni që po ju gënjen, mund ta zgjidhni shumë lehtë dilemën dhe të bindeni se çfarë fshihet pas atyre fjalëve të ëmbla.
Ish-agjenti i FBI-së, Jack Treyarch, tregon 6 shenja nga të cilat mund të mësoni që partneri po ju gënjen, transmeton Ekonomia Online.
- Sillet ndryshe
Për shembull, nëse e pyesni ku ka qenë të premten në mbrëmje, ai fillon të marrë frymë thellë, prek hundën, buzët, kollitet. Me siguri diçka nuk është në rregull.
- Shikon në dysheme
Nëse mashkulli fsheh diçka nga ju, do të fillojë të shikojë në dysheme madje pa lëvizur qerpikët! Gënjejnë pa kurrfarë turpi!
- Kur e pyesni përgjigjet me kundërpyetje
Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë, sulmi është mbrojtja më e mirë. Kjo është një taktikë të cilën çdo mashkull tradhtar e përdor me më shumë dëshirë. Pyetjes suaj do t’i përgjigjet duke ju pyetur, sepse kështu do të ketë kohë për të shpifur ndonjë gënjeshtër sa më të bindshme.
- Fajin e vet jua vesh juve
Kur njerëzit janë fajtorë, zakonisht përpiqen fajin t’ia hedhin atij ndaj të cilit kanë gabuar, thotë ish agjenti i FBI-së.
- Ndryshon bisedën
A keni vërejtur ndonjëherë që njerëzit kur thonë të vërtetën, gjithmonë tregojnë të njëjtin tregim? Kini parasysh, nëse ndryshon tregimin, me siguri fsheh diçka nga ju!
- Betohet në çdo gjë dhe për çdo gjë
Nëse ndërgjegjen e ka të pastër, kurrë nuk do ta ulë veten aq poshtë sa që të betohet rrejshëm, vetëm e vetëm për të fshehur gabimet e veta.