Si ta kuptoni nëse po pini mjaftueshëm ujë
Nëse nuk konsumoni së paku 2 litra ujë në ditë, atëherë është sikur të mos konsumoni fare, sepse trupi nuk furnizohet mjaftueshëm me ujë, dhe uji nuk arrin të kryejë të gjitha proceset e nevojshme në organizëm.
Duke e deprivuar trupin tonë nga uji, ne e dëmtojmë atë duke shkaktuar kështu disa probleme shëndetësore. Gjithsesi këto shenja do t’ju ndihmojnë ta kuptoni nëse jeni duke pirë mjaftueshëm ujë apo jo:
- Keni gojë të thatë
Sa herë të ndiheni shumë të lodhur dhe goja juaj është e thatë, duhet të konsumoni sa më shumë ujë. Konsumimi i ujit lubrifikon mukusin e membranave të gojës dhe fytit, dhe gjëndrat menjëherë do të fillojnë të prodhojnë pështymë.
- Keni lëkurë të thatë
Lëkura është organi më i madh në trupin tuaj, kështu që duhet ta mbani të hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një nga shenjat më të hershme se trupi juaj është duke u dehidruar. Mungesa e ujit do të thotë mungesë e djersës dhe mungesa e djersës do të thotë që organizmi juaj nuk mund t’i heqë toksinat nga trupi.
- Keni dhimbje të nyjave
Kartilogjeni dhe disqet vertebrale janë të përbëra nga 90% ujë, kështu që për të funksionuar në mënyrën e duhur ata duhet të furnizohen vazhdimisht me ujë dhe të mbahen të hidratuara. Mungesa e ujit shkakton tharjen e këtyre dy masave dhe si rezultat ju përjetoni dhimbje në nyja.
- Keni sistem të dobët imunitar
Konsumimi i vazhdueshëm i ujit, i mundëson trupi tuaj që vazhdimisht të heq; toksinat nga trupi. Dehidrimi mund ta dëmtojë shumë sistemin tuaj imunitar, dhe kështu ju do ta keni shumë të vështirë ta përballoni ndonjë problem shëndetësor.
- Keni probleme me tretjen
Pa hidratimin e nevojshëm, shumë procese duke përfshirë edhe ato të tretjes nuk mund të funksionojnë siç duhet.
Shenjat tjera që tregojnë se ju nuk jeni duke konsumuar ujë sa duhet janë edhe: zvogëlimi i nevojës për urinim, plakje e parakohshme, konstipacion, keni masë të vogël muskulore dhe ndiheni të lodhur vazhdimisht.