Si shkatërrohet natyra
Deponitë Ilegale po paraqesin kërcenim për natyrën e bukur në Kosovë. Të tilla shihen gjithandej fshatrave të Kosovës. Një sosh është edhe në fshatin Nepole të Pejës, afër Lumit Bistrica. Madje, atyre shpeshherë u vihet dhe flaka.
“Mbeturina te ndryshme nga textili, ndërtimtarie, vajra te motorëve ne Kanister 20/30 litrash. Vajrat kur bije shi derdhin ne Bistric”, thuhet në ankesën e një qytetari që e ka drejtuar tek organet komunale nëpërmjet platformës ndreqe. com. /FaktePlus/