Si pasojë e një defekti një pjesë e lagjes Kodra e Trimave pa energji elektrike
15/04/2021, 22:36
Si pasojë e një defekti në kabllon nëntokësore të tensionit të mesëm, një pjesë e lagjes Kodra e Trimave aktualisht është pa energji elektrike.
Ekipet tashmë janë në terren, ku pas lokalizimit të defektit kanë filluar menjëherë punimet për sanimin e tij dhe shumë shpejt pritet të rikthehet furnizimi për konsumatorët e afektuar.
KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët.