Si nisi sherri dhe pse ndodhi vrasja në dalje të Prishtinës – Motivet janë banale
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Prishtinës, respektivisht afër qendrës tregtare QMI.
Kjo ngjarje ku u përdorën armët mbeti një person i vrarë, ndërsa dy janë tashmë të arrestuar.
Siç raportoi FaktePlus rastin e ka konfirmuar më vonë Policia e Kosovës dhe tashmë kanë dalë pamje nga vendi i ngjarjes.
E tash “Gazeta Blic” merr vesh se viktima e këtij incidenti dhe autori, kanë qenë punonjës të një kompanie ndërtuese.
Që të dy, mbrëmë kishin punuar në ndërrim natës, nga kur edhe kishte nisur konflikti mes vete.
Dyshohet se dorasi e ka qëlluar me armë tashmë të ndjerin për motive banale, pasi ky i fundit nuk e kishte lejuar ta voziste kamionin e punës.
I vrari A.S (emër i njohur për redaksinë) është baba i tetë fëmijëve nga fshati Gllanicë i Lipjanit.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe e ka konfiskuar një armë e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës.
Detaje nga vrasja që ndodhi sot në magjistrale – dalje të Prishtinës (Video)