Si ndodhi që i riu u godit nga treni, tregojnë dëshmitarët
Treni ka shkelur një 20 vjeçar që kishte ardhur të aplikonte për punë në FSK
Kishte ardhur që të aplikojë që të bëhet pjesë e Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Por njëzet vjeçari I. H përfundoi në spital, pasi u godit nga një tren që po qarkullonte në atë kohë afër Kazermës së FSK-së “Adem Jashari”, raporton T7.
Dëshmitarët thonë se e kishin thirrur viktimën duke i thënë se treni po vinte, por I.H nuk i kishte dëgjuar zërat e tyre sepse kishte qenë në telefon.