Si i imagjinonin njerëzit në vitet 1900 shtëpitë e vitit 2000
Duke parë se sa ka ndryshuar jeta nga e shkuara, sidomos nga ana e shkencës dhe teknologjisë, njerëzit nuk rrinë dot pa fantazuar se si do të jetë e ardhmja.
Kjo dukuri ka ekzistuar gjithnjë, që në vitet 1900. Meqë teknologjia e re bie në sy sidomos në mjediset familjare, njerëzit në vitet 1900 fantazonin se si do të ishin shtëpitë në kohën tonë.
Disa prej tyre u janë afruar disa detajeve, disa të tjerë kanë shprehur fantazi që vazhdojnë të mbeten të tilla edhe për njeriun e vitit 2019.
Shtëpi me rrota, kështu fantazoheshin shtëpitë e viteve:
Shtëpi që Rrokullisen. Në vitin 1934, revista “Shkenca dhe Mekanika” parashikonte se shtëpitë do të ishin të rrokullisshme, në mënyrë që të transportoheshin më lehtë, të gatshme:
Ndërsa në vitin 1942 fantazohej se shtëpitë e vitit 2000 do të ishin me materiale aq të lehta, sa mund të ngriheshin nga vetë njerëzit:
Në vitin 1953, revista Aventura e Fantashkencës, mendonin se në fillim-vitet 2000 do të ishte arritur ndërtimi i shtëpive në hapësirë:
Në vitin 1957, mendonin që energjia diellore do të ishte zhvilluar aq shumë sa për të mbajtur gjithë shtëpinë, të cilat do të mbuloheshin nga kupola xhami:
Në vitin 1964, “General Motors” solli idenë e “Pavijonit Futurama II”, ku mendonin se shtëpitë do të ndërtoheshin nën ujë: