Si është jeta tani në Wuhan, vendi i origjinës së koronavirusit
Në Wuhan, epiqendra e shpërthimit, barrikadat që ndajnë fqinjët dhe mbyllin pamjen e dyqaneve ende nuk janë larguar.
Qeveria kineze mbylli qytetin e banuar me 11 milionë njerëz në janar në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit, shkruan CNN.
Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, pati më shumë se 50,000 raste me koronavirus. Të paktën tre mijë njerëz në Hubei vdiqën nga sëmundja.
Njerëzve u thanë të qëndronin në shtëpitë e tyre, duke ndërmarrë masa të rrepta për luftimin e përhapjes së virusit. Barrierat vepruan si një mjet për t’u siguruar që njerëzit i përmbahen rregullave. Autoritetet kineze nuk kanë bërë me dije se kur do hiqen barrikadat.
Izolimi në vend do vazhdojë deri më 8 prill. Sidoqoftë, njerëzit tani lejohen të kthehen në qytet. Ata nuk lejohen të largohen.