Si e ul ngrënia e domateve rrezikun nga kanceri
Një mashkull që konsumon më shumë se 10 domate në javë redukton përreth 20% rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës, sipas një studimi të zhvilluar së fundi nga Universiteti i Bristolit.
Meshkujt duhet të konsumojnë një shumëllojshmëri të frutave dhe të perimeve që të mbajnë një peshë të qëndrueshme dhe të jenë aktivë.
Studiuesit analizuan dietën dhe stilin e jetesës të rreth 20 mijë britanikëve nga mosha 50-69 vjeç. Gjatë kërkimit ata gjetën meshkuj që konsumonin 10 domate në javë, duke përfshirë lëng domateje, domate të freskëta, fasule të pjekura dhe u vu re që rreziku ishte reduktuar me 18%.
Ekipi tha se te meshkujt që konsumonin 5 vakte me fruta dhe perime në ditë ulej me 24% rreziku i prekjes nga kanceri i prostatës, duke e krahasuar me ata që konsumonin 2 vakte me pemë dhe perime ose më pak.
Po ashtu domatja është shumë e efektshme edhe kundër sëmundjeve tjera, sidomos në parandalimin e gripit dhe të ftohjeve të ndryshme.