Si do të bëhet testimi dhe notimi i nxënësve, tregon Ministrja Bajrami
Ministrja në detyrë e arsimit, Hykmete Bajrami ka folur rreth notimit të nxënësve të cilët po ndjekin mësimet nga shtëpia.
Bajrami deklaroi se nota e periudhës së tretë nuk mund të jetë më e ultë se në periudhën e dytë.
“Në rast se nxënësi është i pa kënaqur para datës 11 mars, atëherë do të krijohen kushtet e testimit online apo çfarëdo forme tjetër”, tha Bajrami.
Kemi paraparë që në muajin qershor nëse na lejon Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik dhe Ministria e Shëndetësisë që nxënësit të kthehen në shkollë dhe të kryhet ky testim.