Si baba si i biri, djali i Ronaldos po i mahnit të gjithë
Cristiano Junior po shkon me hapa të sigurt drejt rrugës së babait të tij, Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në dekadën e fundit.
Ylli portugez i ka fituar 5 Topa të Artë, ndërsa e ka dominuar futbollin botëror së bashku me Lionel Messin.
Cristiano ka arsye të gëzohet pasi i biri i tij, Cristiano Junior po i ndjek hapat e babait.
Futbollisti i ri po shkëlqen dhe po i mahnit të gjithë me talentin e tij.
Ai është protagonist në ekipin U-9 të Juventusit, shkruan Gazeta Express.
Besoni apo jo, në 23 ndeshje të zhvilluara, Cristiano Jr i ka realizuar 58 gola dhe i ka dhuruar 18 asistime.
Pra, më shumë se 2 gola për një ndeshje, statistika këto të jashtëzakonshme.