Si arritën hakerët ta sulmojnë Bankën Ekonomike në Kosovë?
Ditë më parë, Banka Ekonomike e Kosovës është sulmuar nga hakerët. Sipas një noftimit, rrjeti “DopplePaymer” që ka cak korporata të mëdha, ka publikuar më shumë se 70gigabajt e të dhënave të transaksioneve financiare të bankës.
Arti Karahoda, Drejtor Ekzekutiv i “Sense Cyber Research Center”, ka folur në lidhje me këtë çështje dhe sigurinë e të dhënave private në Kosovë.
Ai ka deklaruar se ky sulm kibernetik ndodhë shpesh dhe prekë edhe shumë kompani të tjera.
“Ky incident kibernetik ndodhë shpesh edhe në kompanitë e ndryshme botërore dhe mund ta definojmë si një paketë e dëmshme softuerike e cila ndalon qasjet në sistemet kompjuterike kryesisht përmes enkriptimit të të dhënave dhe mbajtjen e tyre peng derisa paguhet një shumë e caktuar e të hollave”, ka deklaruar ai për Euronews Albania.
Tutje, njohësi i çështjeve të sigurisë kibernetike ka shtuar se Banka e cila është sulmuar, duhet ta paraqes rastin në organet gjegjëse.
“Është me rëndësi aspekti i legjislacionit ku janë dy pika me rëndësi Banka duhet ta paraqes rastin në Agjencinë për Informim dhe Privatësi brenda 72 orëve, ku kjo e fundit e status të pavarur, ka përgjegjësi ligjore për mbikqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka shtuar ai.