Shumica e Kosovës në terr, KEDS “viktimizohet” duke thënë se po sfidohemi nga bora dhe erërat e forta
Tempereaturat e ulta që kanë goditur Kosovën gjatë mbrëmjes të së martës, kanë lënë në terr një numër të madh të Komunave në Kosovë.
Tashmë kanë kaluar thuajse 24 orë prej që kur shumë qytetarë të Kosvës janë në terr, dhe erërat e forta po vazhdojnë të ua pamundësojnë punonjësve të KEDS-it të kryejnë punën ashtu siç duhet.
Reshjet e borës kanë sjellë telashe të mëdha për këtë kolaps energjetik, KEDS po viktimizohet duke lënë gjithë fajin tek moti, derisa ankesat e qytetarëve në shumë komuna po vazhdojnë të rriten për mungesë të energjsë elektrike.
“Në kushte të vështira atmosferike, gjatë gjithë kohës mbi 550 punëtorë të KEDS-it janë vazhdimisht në terren që nga dita e djeshme. Ata po e sfidojnë të ftohtin, borën dhe erërat e forta me misonin e vetëm që të sjellin energjinë elektrike për konsumatorët anëkend Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala.
Buzhala për FaktePlus ka thënë se falë punës së palodhshme të punëtorëve të KEDS-it numri i prishjeve është përgjysmuar.
“Nga terrenet fushore, deri në bjeshkë, ata gjatë gjithë kohës janë në terren duke ndërruar shtylla, përcues dhe pajisje tjera përcjellëse të rrjetit, të dëmtuara nga erërat që po shkojnë deri në 100 kilometra në orë. Rrjeti po goditet edhe nga faktorët tjerë ekstern si nga copëza të kulmeve, drunj të thyer e gjesënde tjera që kanë vështirësuar funksionimin dhe punën e tyre. Por, kjo nuk po I ndal. Falë punës së palodhshme të tyre, numri i prishjeve është përgjysmuar”, ka thënë më tej ai.
E në ndihmë KEDS-it i kanë dalë edhe Komuna e Istogut dhe e Klinës, Komuna këto që janë më të prekura nga erërat dhe prishjet, e për të rregulluar sa më shpejtë prishjet që të mos kenë probleme me mungesën e energjisë elektrike
“KEDS për t’jua lehtësuar punëtorëve po huazon kamionë me vinca sipas nevojës. Të njëjtën kohë, edhe komunat e Istogut dhe Klinës na kanë ndihmuar me pajisje shtesë që prishjet të evitohen në kohën më të shkurtër të mundshme, të cilat i falënderojmë”, përfundon Buzhala .
Dimë se një numër i madh i komunave raportohet se janë pa energji elektrike që nga mbrëmja e së martës.