Shumica e çokollatës së botës vjen nga puna e 1.5 milionë fëmijëve pesë vjeçarë
Një studim nga Universiteti i Çikagos ka treguar për rritje të punës së fëmijëve në prodhimin global të kakaos, pavarësisht premtimeve të kompanive ndërkombëtare për të ndaluar një gjë të tillë.
Sipas studimit, më shumë se dy të pestat (43 për qind) e të gjithë fëmijëve të moshës pesë dhe 17 vjeç punojnë punë të rrezikshme në rajone të rritjes së kakaos në Gana dhe Bregun e Fildishtë.
Në total, rreth 1.5 milionë fëmijë punojnë në prodhimin e kakaos në mbarë botën, gjysma e të cilëve gjenden vetëm në këto dy kombe të Afrikës Perëndimore.
Sipas raportit punët e rrezikshme përfshijnë përdorimin e mjeteve të mprehta, punën gjatë natës dhe ekspozimin ndaj produkteve agrokimike, përveç aktiviteteve të tjera të dëmshme.
Përqindja e përgjithshme e fëmijëve që punojnë është rritur me 14 për qind.