Shumë agjentë sekretë të SHBA-së mund të jenë infektuar me COVID-19 shkaku i Trumpit
Së paku 130 anëtarë të shërbimit sekret të Shteteve të Bashkuara mund të jenë infektuar me koronavirus ose janë të izoluar shkaku i udhëtimeve të fushatës së presidentit Donald Trump.
Republikani në muajt e fundit ka mbajtur një numër të madh tubimesh në shtetet me përhapje të madhe të virusit.
Shumica e këtyre tubimeve janë mbajtur në ambient të hapur, por pjesëmarrësit nuk kanë respektuar masat e distancës dhe të rrallë kanë qenë ata që kanë mbajtur maska.
Në krejt tubimet, presidenti ka qenë i rrethuar nga pjesëtarët e shërbimit sekret.
Sipas vlerësimeve nga fushatat e presidentit janë konfirmuar 30 mijë raste të reja me koronavirus ndërkaq ato kanë qenë shkaktare të 700 vdekjeve.