Shuhet shpresa për dasmat
Kryeministri Avdullah Hoti ka potencuar se me rritjen e numrit të infeksioneve se mund të kthehen masat e mëhershme.
Hoti tha se rritja vendet me infeksione mund të karantinohen, ai po ashtu tha se ahengjet dhe dasmat ende nuk mund lejohen.
“Kur ka filluar mirëpo kemi si plan diskutimi për hapjen e tyre mirëpo bazuar në gjendjen e fundit ende nuk mund të themi asgjë në këtë drejtim”, ka thënë Hoti.
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është deklaruar para mediave lidhur me situatën e tanishme të krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.
Hoti tha se nuk duhet lejuar që gjendja të dalë jashtë kontrollit dhe se jeta e qytetarëve është prioritet i qeverisë.
“Kemi 49 raste me fatalitet, Klinka Infektive është e stërmbushur, nuk ka vende më për njërëz në klinikë. Tash ministri, Drejtori i Institutit janë duke krijuar hapësira shtesë nëpër klinika të tjera dhe spitale regjionale, masat janë të thjeshta shumë të thjeshta dhe të qarta, maskat, distanca fizike, larja e duarve, tri gjëra të thjeshta. Jemi të obligueshëm të gjithë t’i ndërmarrin këto masa, kur ecim në rrugë, në autobus, kur shkojmë në punë, biznes apo barnatore, gjithku. Çdokush që nuk i z baton këto masa, bën vepër penale sepse rrezikon jetë ne vetë dhe të qytetarëve të tjerë.2 mijë e 677 raste deri sot të prekur me COVID-19, për momentin i kemi 113 që janë të hospitalizuar, gjashtë në gjendje të rëndë, stafi shëndetësore po bën maksimumin dhe del që 8% e rasteve totale janë mjekët stafi shëndetësore që janë prekur nga kjo sëmundje, sepse janë fronti vija e parë e përballjes”, tha Hoti. /FaktePlus