Shtypje
30/12/2018, 15:15
Poezi nga Bekim Muhaxheri.
Mure të larta betoni
Të ngulura në tokë
Për ta mposhtur frikën
Bëjnë të kundërtën
Nën hijen e tyre
Frika vazhdimisht rritet
E njerëzit zvogëlohen
Kthehen në numra, kokrra rëre, milingona,
Qenie pa shpresë e shpirt
Ndoshta kështu ishim
Edhe kur ndërtuam piramidat