Shtyhet Kampionati Evropian në Futboll
17/03/2020, 13:52
Kampionati Evropian i Futbollit i paraparë që të mbahet më 2020 është shtyrë për një vit më vonë.
Është Federata e Futbollit të Norvegjisë që ka njoftuar për këtë, raportojnë disa media të huaja.
Arsyeja e kësaj shtyrje është pandemia e Koronavirusit.