Shtyhet gjykimi i Netanyahut për shkak të gjendjes emergjente të koronavirusit
Gjykimi i Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për akuzat për korrupsion është shtyrë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe emergjente nëpër gjykata.
Netanyahu po përballet me akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.
Gjykimi i tij pritej të fillonte në Gjykatën e Qarkut në Jeruzalem në 17 Mars.
Por, në orët e para të mëngjesit, Ministri i Drejtësisë Amir Ohana, nxori urdhrin e urgjencës për të shtyrë të gjitha seancat gjyqësore jo urgjente.
“Ne kemi vendosur ta shtyjmë seancën e parë (në gjykimin e Netanyahu-t) deri në 24 maj”, tha gjykata.
Izraeli aktualisht ka 200 raste të konfirmuara të koronavirusit përderisa dhjetëra mijëra njerëz janë në karantinë në shtëpitë e tyre.