Shtohet një lëndë e re për studentët e Fakultetit Ekonomik
Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës së shpejti do t’i nënshtrohen edhe një provimi në një lëndë krejt të re, respektivisht një lënde mësimore me perspektivë gjinore.
Me nënshkrimin e një memorandum mirëkuptimi nga rektori i UP-së, Marjan Dema dhe kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, është hapur rruga për rishikimin e programit mësimor të Fakultetit Ekonomik dhe vendosjen e lëndës së re “Ekonomiksi Gjinor”.
Përmes një komunikate thuhet se qëllimi kryesor i këtij memorandumi është krijimi i projekteve edukative, që kanë të bëjnë me barazinë gjinore.
“Në ndërtim të kapaciteteve dhe bashkëpunim në fushën e ndryshim/plotësimit të kurrikulës akademike të Fakultetit Ekonomik në sferën e ekonomisë për barazinë gjinore konform standardeve vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet nw njoftim.
Lënda me perspektivë gjinore “Ekonomiksi Gjinor” do të jetë lënda e parë në Ballkan që do të futet në nivel akademik.