Shtohen zërat se Putin është i sëmurë, gjatë takimit me homologun nga Taxhikistani bënte lëvizje të çuditshme
Prej kohësh ka filluar të qarkullojnë raporte se presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë rëndë.
Një prej dëshmive më të fundit për këto pretendime, është videoja nga takimi që zhvilloi me liderin e Taxhikistanit, transmeton Telegrafi.
Fillimisht ishte raportuar se vuan nga kanceri apo sëmundja e Parkinsonit, por deri më tani Kremlini zyrtar ka heshtur lidhur me këto pretendime.
E tani në media ka filluar të raportohet për sjelljet e tij të çuditshme, gjatë takimit me presidentin e Taxhikistanit Emomali Rahmon.
Në një video të shpërndarë nga mediat ruse Putin vazhdimisht lëviz këmbët dhe në një far forme dridhet derisa flet me homologun e tij – sipas ekspertëve një sjellje e tillë nuk konsiderohet si sjellje normale, e në veçanti e një presidenti.
Një sjellje të çuditshme të Putinit e vërejti edhe presidenti i Taxhikistanit, i cili në një moment i hodhi një shikim këmbëve të homologut rus i cili derisa fliste vazhdimisht lëvizte.
“Las relaciones entre Rusia y Tayikistán se desarrollan activamente”, así lo dijo el presidente ruso, Vladimir Putin, este lunes en una reunión con el presidente tayiko, Emomali Rahmon. Vía #AP #TVV #TVVNoticias pic.twitter.com/9NCS6RoqnG
— TVV Noticias (@TVVnoticias) May 16, 2022