Shteti që ka mbi 1 miliardë orë shtesë të papaguara ndaj punëtorëve
Për mbi një dekadë fuqia punëtore në Gjermani,më shumë se një dekadë ka punuar më shumë edhe se orari i tyre i punës.
Sipas një studimi nga Agjencia e Statistikave, vetëm vitin e kaluar punëtorët kanë tejkaluar mbi 21 milionë orë.
Kjo po cilësohet si skandaloze nga sindikatat e punëtorëve atje. Ata po kërkojnë që të vihen masa shtesë ndaj disa industrive në sektorin privat, për të shmangur shkelje të tjera, shkruan frankfurter allgemeine zeitung, përcjellë Klan Kosova.
Tejkalimi i orëve shtesë po shihet edhe si rrezik shëndetësor, pasi jo pak nga punëtorët kanë pasur probleme me shëndetin, shpesh duke përfunduar edhe me fatalitet si pasojë lodhjes dhe stresit.
Shumë nga të punësuarit u detyruan që ti ndërrojnë edhe vendet e punës, duke kërkuar zgjidhje tjera për një pagë më të madhe.
Nga informacionet që ofrojnë ndërmarrjet dhe sindikatat e sektorit privat, janë mbi 1 miliardë orë shtesë që nuk janë paguar nga punëdhënësit ndaj punëtorëve.
Reagimet në këtë drejtim erdhën nga partitë kryesisht të majta, që favorizojnë një rregullim “antistres”.